Sport

Kushtet e motit e bëjnë të pamundur, shtyhet për një datë tjetër sfida mes Flamurtarit dhe Besës

Sfida e ndeshjes së vlefshme për javën e 12 të Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Besës nuk u zhvillua këtë të premte në orën 16:00 siç ishte programuar.

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate zyrtare për shtyp bëri të ditur shtyrjen e kësaj sfide për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Qeveria e Futbollit shqiptar në të njëjtën kohë bëri të ditur se në vijim do të marrë vendimin e saj për një datë tjetër se kur do të luhet kjo sfidë mes Flamurtarit dhe Besës.

Kujtojmë se pas 11 javëve kampionat, Flamurtari është në vendin e 6 të klasifikimit me 17 pikë, ndërsa Besa është në vendin e dytë me 21.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.