Fati i keq nuk i ndahet futbollistit të Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala.

Fantazisti gjerman, që vuan edhe nga një shqetësim neurologjik që i provokon momente te humbjes së vetëdijes dhe që së fundmi u bë viktimë e një krizë të dytë epileptike në harkun e 3 muajve, ka pësuar një dëmtim muskular në bicepsin femoral në kofshën e djathtë.

Bayerni i Mynihut në një komunikatë për shtyp bën të ditur se Musiala nuk do të jetë në dispozion të skuadrës deri në një njoftim të dytë. 

Klubi nuk e bëri të ditur kohën e rikuperimit të Musialës, por sipas Sky Deutschland, mendohet që fantazisti i Bayernit të Mynihut të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4-6 javë.

Top Channel