GJykata e Posaçme ka vendosur të premten, më 27 nëntor, mbylljen e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i cili ishte kallëzuar nga Albana Vokshi për “Shpifje” dhe “Fyerje”.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, rreth një muaj pasi, më 27 tetor 2026, Vokshi kishte paraqitur në GJKKO kërkesën për nisjen e gjykimit ndaj Ballës.
Të lidhura
None found
Procedimi ishte regjistruar me numrin 142 dhe akuzat ishin ngritur mbi bazën e neneve 120/2 dhe 119/2 të Kodit Penal.
Në përfundim, GJKKO vendosi pushimin e çështjes, duke u mbështetur në nenin 59, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore iu ngarkuan viktimës akuzuese, Albana Vokshi.








