Pamje tronditëse nga Marseja, tifozët bullgarë mbrojnë gruan nga sulmi i ultrasve (VIDEO)

27 Nëntor 2026 | 17:57

Pamje tronditëse janë publikuar nga Marseja, ku tifozët e skuadrës franceze kanë sulmuar mbështetësit e ekipit bullgar Levski Sofia, përpara ndeshjes mes dy skuadrave në kuadër të Europa League.

Incidentet e dhunshme ndodhën në stadiumin “Velodrome”, përpara nisjes së takimit. Tifozët vendas u vërsulën ndaj atyre të skuadrës bullgare dhe i dhunuan, përpara se të ndërhynte policia. Pamjet e publikuara nga ngjarja kanë shkaktuar reagime të shumta.

Në njërën prej videove, disa tifozë të Levski Sofjes shihen teksa krijojnë një mburojë njerëzore për të mbrojtur një grua nga sulmi i tifozëve të Marsejës. Megjithatë, ajo nuk arrin t’i shpëtojë dhunës dhe goditet disa herë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Levski Sofjes, Daniel Borimirov, i cili kërkoi që ndeshje të tjera të mos zhvillohen në stadiumin “Velodrome”.

“Shpresoj që të mos zhvillohen më ndeshje të tjera në këtë stadium. Besoj se duhet të merren masa në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen normalisht. Futbolli supozohet t’u sjellë gëzim njerëzve, jo të na bëjë të shohim skena të tilla.

Zyrtarët e UEFA-s nuk mund të qëndrojnë duarkryq dhe të vazhdojnë të lejojnë zhvillimin e ndeshjeve në kushte të tilla”, deklaroi Borimirov.

Ndërkohë, sipas Protothema, UEFA ka nisur një hetim për incidentet e dhunshme, ndërsa klubi francez i Marsejës rrezikon masa të rënda disiplinore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, miratohet reforma në arsim. Jo më burka në shkolla dhe më pak të huaj

Italia ka aprovuar reformën e kontestuar në arsim, që ndalon mbulimin e fytyrës në shkolla dhe vendos një kufi prej 30 për qind për studentët...
16:54 | 27/11/2026

Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës

Këmbanat e një kishe kanë përçarë qytetin La Garnache në Francën perëndimore lidhur me përpjekjet për të heshtur kambanat, të cilat bien gjithë natën. Që...
13:58 | 27/11/2026

Gripi i shpendëve po përhapet me ritmin më të ngadaltë në Evropë që nga 2020-ta 

Gripi i shpendëve po përhapet në Evropë me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2020, duke rritur shpresat se industria e shpendëve e BE-së...
12:08 | 27/11/2026