Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI DIGJITAL - Dhuna policore, Gjykata Kushtetuese palë me Ramën

Neville parashikon lëvizjen e bujshme: Haaland te Real Madridi brenda 18 muajve

Neville parashikon lëvizjen e bujshme: Haaland te Real Madridi brenda 18 muajve

16:23, 27/11/2026

Gary Neville ka bërë një parashikim të bujshëm për të ardhmen e Erling Haaland, duke pretenduar se sulmuesi norvegjez do të transferohet te Real Madridi brenda 18 muajve të ardhshëm, madje mund të ndodhë që në fund të këtij sezoni.

Legjenda e Manchester United dhe ish-trajneri i Valencias, në podcastin “The Overlap”, u shpreh i bindur se Haaland do të largohet nga Manchester City për të veshur fanellën e klubit madrilen.

“Jam absolutisht i sigurt se Haaland do të jetë lojtar i Real Madridit brenda një periudhe maksimale prej 18 muajsh”, deklaroi Neville.

Ai parashikon gjithashtu largimin e Vinicius Junior nga madrilenët, duke imagjinuar një repart ofensiv të përbërë nga Haaland dhe Kylian Mbappé, me francezin që do të zhvendosej në krahun e majtë.

“Besoj se Vinicius do të largohet nga Real Madridi, Mbappé do të kalojë në krahun e majtë, ndërsa Haaland do të jetë qendërsulmuesi i skuadrës madrilene”, u shpreh 51-vjeçari.

Haaland ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2034, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një transferimi në të ardhmen. Babai i tij, Alfie Haaland, ka pranuar më herët se dëshira për të luajtur te Real Madridi është e pranishme te shumë futbollistë.

Megjithatë, vetë sulmuesi norvegjez ka deklaruar se ndihet i lumtur në Manchester dhe se nuk shqetësohet nga mundësia e ndëshkimit të klubit për shkeljet e pretenduara financiare. Për momentin, transferimi i tij në Madrid mbetet vetëm një parashikim i Neville, por një lëvizje e tillë do të ishte padyshim një nga transferimet më të bujshme të futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco