Një i dënuar në burgun e Korçës është kapur me lëndë të dyshuar narkotike gjatë një kontrolli të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me personelin e institucionit.
Kontrolli është zhvilluar më 27 nëntor 2026, ku gjatë kontrollit fizik të të dënuarit me inicialet A.Z. janë gjetur dy porcione me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Pas konstatimit, Agjencia e Mbikëqyrjes ka kryer veprimet e para procedurale, ndërsa materialet i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për vijimin e hetimeve.
I dënuari po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

