Ukraina ka propozuar një armëpushim në Detin e Zi për të mundësuar eksportet e ushqimit dhe ua ka përcjellë këtë propozim aleatëve të saj ndërkombëtarë, tha sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.
“Jemi gati për një armëpushim. Jemi mirënjohës ndaj Indisë, Turqisë dhe Egjiptit, të cilat po luajnë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në uljen e tensioneve në Detin e Zi, si dhe në përpjekjet e ndërmjetësimit. Tani po presim një përgjigje nga Rusia”, tha Sibiha, sipas transmetuesit shtetëror “Suspilne”.
Ai shtoi se Rusia i kishte propozuar Ukrainës të pezullonte sulmet ndaj sektorit rus të naftës si pjesë e armëpushimit, por Kievi do ta konsideronte atë vetëm si pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë për armëpushimin e energjisë.