Tradita mijëravjeçare e kuzhinës kineze ka marrë një vlerësim ndërkombëtar, pasi është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Njohja përfshin një sërë teknikash dhe njohurish tradicionale të përgatitjes së ushqimit, të trashëguara ndër breza. Mes tyre renditen gatimi në wok, përgatitja me avull, fermentimi, përpunimi i përbërësve dhe përdorimi i mjeteve karakteristike, si shkopinjtë.
Në vlerësimin e saj, UNESCO vë në pah edhe filozofinë që qëndron pas kësaj tradite gastronomike, e cila synon krijimin e një ekuilibri mes pesë shijeve kryesore: të thartës, së ëmblës, së hidhurës, pikantes dhe së kripurës.
Kultura kulinare kineze nuk kufizohet vetëm te mënyra e gatimit, por përfshin edhe zakonet dhe ritualet që lidhen me përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, si në vaktet e përditshme, ashtu edhe gjatë festave dhe mbledhjeve familjare.
Me këtë vlerësim, kuzhina kineze i bashkohet traditave të tjera gastronomike të përfshira në listën e UNESCO-s, mes tyre kuzhina franceze, italiane, japoneze dhe meksikane.
