Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon foltoren e 'Ripërtëritjes' në Kamëz

Mercenarizmi/ Pas shpërblimit të parë nga qeveria, Hitaj shpërblim ekstra për dhunuesit e protestuesve

Mercenarizmi/ Pas shpërblimit të parë nga qeveria, Hitaj shpërblim ekstra për dhunuesit e protestuesve

18:22, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas shpërblimit prej 2,500 eurosh të miratuar nga qeveria, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë një tjetër shpërblim financiar, këtë herë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hitaj.

Bëhet fjalë për 50 mijë lekë për punonjës, me efektet financiare që do të përballohen nga buxheti i miratuar për Policinë e Shtetit për vitin 2026.

Urdhri nr. 80, i datës 24 nëntor 2026, parashikon shpërblimin e punonjësve me gradë policore në strukturat vendore dhe të veçanta.

Ndërsa qytetarët që protestojnë kundër qeverisë Rama përballen me dhunë dhe represion policor, drejtuesit e uniformave blu vijojnë të shpërblejnë financiarisht efektivët, duke shënuar një tjetër skandal mbi përdorimin e parave publike për motivimin e një force që është akuzuar vazhdimisht për dhunën ndaj protestuesve.

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj:

URDHER

Nr. 80. Date 24.11.2026

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE DHE TË VEÇANTA TË POLICISE SE SHILTIT

Ne mbeshtetje të germës "d", të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, "Per Policine e Shtetit, të ndryshuar, ligjit nr.87/2025 "Për buxhetin e vitit 2026", të ndryshuar, pikës 11, 12 germa "e", te VKM m 4, datë 09.01.2025 "Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto moore dhe percaktimin e kritereve e te procedurave per dhenien e shperblimeve për punonjesit e policise se shtetit, të ndryshuar, me qëllim motivimin dhe vlerësimin e punonjësve në arritjen e rezultateve të larta në kryerjen e detyrave,

URDHËROJ:

1. Të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore dhe të veçanta me motivacionin "Per kontributin e punonjësve të policisë në rritjen e standardeve te punës në fushën e rendit dhe sigurisë publike dhe në fusha të tjera të veprimtarisë policore, duke arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës, në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

11. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore dhe të veçanta të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.

III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore dhe të veçanta në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.

IV. Shuma mbi limitin e lejuar e përcaktuar në aktet normative të sipërcituara, të mos paguhet

V. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026, për programin "Policia e Shtetit".

VI. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

DREJTORI I PERGJITHSHEM

Drejtues Madhor Skender HITA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco