Pochettino konfirmon lajmin e keq, ylli i Man Utd do të mungojë deri në tre muaj pas lëndimit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri Mauricio Pochettino ka zbuluar shkallën e dëmtimit të tij në muskujt e pasmë të kofshës.
Baleba u lëndua më 3 nëntor, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës, kur ndjeu dhimbje teksa po depërtonte drejt zonës kundërshtare. Futbollisti kamerunas u detyrua të largohej nga fusha mes lotësh.
Që nga ajo kohë, ai nuk ka luajtur më, ndërsa fillimisht ish-trajneri Michael Carrick kishte konfirmuar se mesfushori do të mungonte për disa javë.
Megjithatë, Pochettino ka dhënë një përditësim më shqetësues, duke bërë të ditur se Baleba pritet të qëndrojë jashtë fushave për 10 deri në 12 javë, periudhë kjo që llogaritet nga momenti i lëndimit.

“Baleba u lëndua në ndeshjen ndaj Romës dhe stafi mjekësor na informoi se do të mungojë për 10 deri në 12 javë”, deklaroi Pochettino në konferencën për shtyp të së premtes.
Kështu, 23-vjeçari pritet të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të vitit 2026, përfshirë përballjet ndaj Brentfordit, Newcastle Unitedit, Coventryt dhe Leipzigut, si dhe disa sfida të rëndësishme në kampionat kundër Crystal Palace, Arsenalit, Nottingham Forestit, Sunderlandit dhe Brightonit.
Mungesa e tij mund të vazhdojë edhe gjatë janarit, kur Manchester Unitedi ka në kalendar ndeshje ndaj Neëcastle Unitedit, Aston Villas, Bayern Munichut, Liverpoolit dhe Villarrealit.
Gjithçka do të varet nga ecuria e rikuperimit të mesfushorit, i cili është një mungesë e rëndësishme për skuadrën në një periudhë me ngarkesë të madhe të ndeshjeve./Telegrafi/








































