#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Katër të rinj nga Gjakova, të bashkuar nga pasioni për muzikën e vjetër shqipe dhe misioni për ta përcjellë atë te brezat e rinj! Anëtarët e grupit muzikor “Rilindja”, Edri Stavileci, Ari Juniku, Aldi Bunjaku dhe Arsa Kumova, rrëfejnë në “Ftesë në 5” historinë e krijimit të grupit, lidhjen me traditën, sukseset në skenat shqiptare e ndërkombëtare dhe sekretin e popullaritetit të tyre mes brezave. Një bisedë mes nostalgjisë, pasionit dhe interpretimeve LIVE, në prag të festës së 28 Nëntorit!