Lista Studentore në pushtet në Serbi ka zyrtarizuar profesorin e kimisë Radomir Saiçiç si kandidat për president në zgjedhjet e 27 dhjetorit.
Anëtari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, i njohur për pjesëmarrjen në protestat kundër korrupsionit, deklaron se prioriteti i tij është rikthimi i besimit të qytetarëve te institucionet shtetërore.
Saiçiç e konsideron Kosovën një “territor të pushtuar përkohësisht” dhe pjesë të pandashme të Serbisë. Ai mbështet gjithashtu bashkëpunimin energjetik me Rusinë, ndërsa shprehet pozitiv ndaj vlerave evropiane.
Profesori i kimisë organike ka qenë kritik i Aleksandar Vuçiçit, duke nënshkruar edhe një peticion ku kërkohej dorëheqja e tij.