Qeveria synon që të rregullojë tregun kaotik të agro-turizmave, ku një pjesë e mirë e këtyre bizneseve regjistrohen me këtë status për të përfituar nga trajtimi preferencial i TVSH 6 për qind, por produktet që ofrojnë janë importi. Ky është qëllimi i vendimit të miratuar në mbledhjen e kësaj të premte, ku përcaktohet se një biznes agro-turizmi duhet të pajiset më parë me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Turizmit. Certifikata lëshohet pasi subjekti plotëson kriteret për të përfituar statusin e një biznesi agro-turizmi. Te kriteret, vendimi i qeverisë sanksionon se në rastet e fermave bujqësore kërkohet një sipërfaqe toke në pronësi ose në përdorim, jo më e vogël se një hektarë dhe në rastet e fermave blegtorale një sipërfaqe toke minimalisht prej 5 dynimësh ku mbarështohen minimalisht 10 lopë, ose 100 dele e dhi, 200 shpendë, 200 lepuj, ose 50 zgjoje bletësh.