Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon foltoren e 'Ripërtëritjes' në Kamëz

VIDEO/ Nelson Hysa dhe Agit Kabayel bëjnë shqiponjën në peshimin zyrtar, gjithçka gati për duelin e madh

VIDEO/ Nelson Hysa dhe Agit Kabayel bëjnë shqiponjën në peshimin zyrtar, gjithçka gati për duelin e madh

19:21, 27/11/2026

Nelson Hysa dhe Agit Kabayel kanë kryer matjet zyrtare në prag të përballjes së shumëpritur mes tyre, që do të zhvillohet të shtunën, më 28 nëntor.

Peshimi u zhvillua në një atmosferë pozitive, ku dy boksierët treguan respekt të ndërsjellë përpara duelit në ring. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte poza e përbashkët e tyre, teksa të dy bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Image

Pamjet u publikuan edhe nga DAZN Boxing, që do të transmetojë drejtpërdrejt këtë përballje, duke e cilësuar atë si një duel të madh boksi.

Gjesti i dy boksierëve u prit me interes nga tifozët, duke i dhënë një tjetër dimension përballjes, e cila pritet të jetë mjaft e luftuar.

Tashmë gjithçka është gati për duelin e 28 nëntorit, një datë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi përkon me festën e Pavarësisë. Nelson Hysa do të synojë të bëjë një paraqitje të madhe përballë Kabayel, në një sfidë që ka marrë vëmendje të konsiderueshme edhe për shkak të simbolikës shqiptare.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco