Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Në prag të festave të Nëntorit, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë u mbush me ngjyrat e flamurit, emocionet e fëmijëve dhe bukurinë e traditave shqiptare. Me këngë, valle, recitime dhe kostume popullore, nxënësit sollën në skenë një koncert festiv, duke përcjellë dashurinë për atdheun, krenarinë kombëtare dhe respektin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Por kjo festë kishte edhe një domethënie të veçantë. Për herë të parë, në skenën e kësaj shkolle u prezantuan kostumet e reja popullore çame dhe labe, të realizuara falë bujarisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të njerëzve që e duan traditën.

Stafi i shkollës, nxënësit dhe prindërit përcollën mirënjohjen e tyre për Rajmonda Nexhipin, për sigurimin e pëlhurës së kostumeve popullore çame, dhe Hamza Dukën, për sigurimin e pëlhurës së kostumeve popullore labe.

Një falënderim i veçantë iu drejtua dy rrobaqepëseve, Alma Muçobega dhe Xhensila Islamaj, që me mjeshtërinë e tyre u dhanë jetë këtyre veshjeve, si dhe stafit pedagogjik për punën dhe përkushtimin në zbukurimin e kostumeve.

Këto veshje nuk do të mbeten thjesht një kujtim i kësaj feste. Ato do të jenë pjesë e përhershme e garderobës së shkollës, një pasuri kulturore që do të trashëgohet nga një brez nxënësish te tjetri.

Sepse atdhedashuria nuk mësohet vetëm nga faqet e librave. Ajo kultivohet përmes këngës, valles, gjuhës, traditës dhe shembullit të bukur të njerëzve që japin diçka nga vetja për brezat që vijnë.

Kur fëmijët veshin traditën, e shkuara merr jetë dhe e ardhmja ruan rrënjët e saj.

Gëzuar festat e Nëntorit! Saranda Web

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

27 Nëntor 2026 13:51
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

27 Nëntor 2026 08:43
Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO

Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO

26 Nëntor 2026 19:55
25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

26 Nëntor 2026 18:45
Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete

Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete

26 Nëntor 2026 17:34