Ndeshja mes Pogradecit dhe Ilirisë u shoqërua me tensione të forta pas një episodi të pazakontë. Santiago Selmani i Ilirisë kafshoi Mateo Shanajn gjatë lojës, duke marrë karton të kuq nga gjyqtari Silvio Dyrmishi.

Vendimi solli protesta të ashpra nga futbollistët e Ilirisë, ndërsa situata përfundoi edhe me përjashtimin e trajnerit Dritan Smajlaj. Takimi u ndërpre për disa minuta dhe më pas rifilloi, me Pogradecin që përfitoi nga superioriteti numerik për të kaluar në avantazh.

Një episod që rikthen në kujtesë kafshimin e famshëm të Luis Suarez ndaj Giorgio Chiellinit në Botërorin 2014.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb