Gjykata e posacme mbylli njërin kapitull të dosjes Revanshi , në të cilin 12 të pandehur që flasin me njëri tjetrin për të vrarë dy vëllezërit Bami fituan nga gjykimi I shkurtuar. Gjykata I dënoi në total me 78 vite burgim, ku për shumicën e tyre deklaroi përjashtimin nga e drejta për tu liruar me kusht dhe mbajtjen në një burg të sigurisë së lartë. Vendimi jepet në një kohë kur 20 të tjerë midis tyre edhe kërkuesit të eleminimi të Durim dhe Valter bamit po gjykohen në procedurë të zakonshme. Për shkak se planet për vrasjen e dy vëllezërve mbetën në tentativë dhe vetëm biseda mes të pandehurve që shkëmbenin adresat dhe axhendat e 2 shënjestrave, gjykata I gjeti fajtorë të dënuarit për sigurim të kushteve për të kryer vrasje që në përfundim nuk u kryen.