Edona Llalloshi dhe Adriana Matoshi kombinohen me veshje kuq e zi në Kuvend, me rastin e festës së 28 Nëntorit

Këngëtarja dhe deputetja Edona Llalloshi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të re, ku shfaqet krah koleges së saj, aktores dhe deputetes Adriana Matoshi.
Dy artistet, të cilat janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë tërhequr vëmendje me paraqitjen e tyre elegante në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në fotografinë e publikuar, Edona është shfaqur e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, të cilin e kishte kombinuar me çizme të zeza dhe një detaj mjaft të veçantë, një lule të kuqe në pjesën e gjoksit.
Ndërkohë, Adriana Matoshi kishte zgjedhur një kombinim elegant në ngjyrë të kuqe, me një xhaketë të strukturuar dhe fund të gjatë në të njëjtën ngjyrë, të kombinuar me geta të zeza dhe këpucë klasike me taka.
Paraqitja e dy deputeteve vjen në frymën e festimeve të Nëntorit dhe Ditës së Flamurit, me ngjyrat kuq e zi që dominojnë në kombinimet e tyre.
“Nëntori kuq e zi reflektohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Llalloshi krahas fotografisë, duke e shoqëruar postimin edhe me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Fotografia e dy artisteve dhe deputeteve sjell një tjetër paraqitje të tyre publike, këtë herë me një simbolikë të veçantë për festat e Nëntorit. /Telegrafi/












































