Durrësi është veshur kuqezi për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Atmosfera festive, vizitorët e shumtë dhe aktivitetet kulturore kanë gjallëruar qytetin bregdetar, ndërsa hotelet raportojnë rritje të rezervimeve. Disa prej tyre kanë plotësuar tashmë kapacitetet akomoduese. Strukturat hoteliere kanë përgatitur mbrëmje festive, me muzikë dhe gatime tradicionale shqiptare. Përvecc mbrëmjeve festive dhe aktiviteteve, Durrësi fton vizitorët të zbulojnë edhe historinë e tij mijëravjeçare. Me rastin e festave kombëtare, muzetë dhe sitet arkeologjike janë të hapura pa pagesë, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë historike të qytetit.