Pragu i ri i TVSH-së, Binaj: Më pranë moshave të treta, ulje edhe tek shporta e ushqimeve

27 Nëntor 2026 | 20:10

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, shpjegoi efektet që pritet të sjellë pragu i ri i TVSH-së, duke theksuar se ndryshimet e parashikuara në paketën e re fiskale synojnë të lehtësojnë veçanërisht pensionistët dhe shtresat më të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Binaj u shpreh se përmes ndryshimeve fiskale synohet një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave, duke i ardhur në ndihmë moshave të treta, të cilat sipas tij e ndiejnë më shumë peshën e kostos së jetesës.

Ai theksoi se ulja e normës së TVSH-së në 6% për produktet ushqimore, së bashku me ndryshimin e pragut të regjistrimit në TVSH në 5 milionë lekë, janë pjesë e një pakete që synon si lehtësimin e konsumatorëve, ashtu edhe formalizimin e ekonomisë.

“Kjo ka të bëjë me paketën e re fiskale që përpiqet të shkojë më afër pensionistëve për të rishpërndarë të ardhurat, si shtresa që e ndjen më shumë peshën e çmimeve. Pragu pas uljes së normës 6 për qind për produktet ushqimore… Nga ana tjetër është edhe ulja e pragut në 5 milionë lekë të reja, që ka të bëjë me përpjekjet për të formalizuar ekonominë shqiptare”, u shpreh Binaj.

Sipas kreut të Tatimeve, zhvendosja e vëmendjes drejt shportës ushqimore pritet të sjellë lehtësi për tatimpaguesit dhe konsumatorët, pasi ushqimi përbën një nga nevojat më të domosdoshme të familjeve.

“Zhvendosja drejt shportës do të sjellë lehtësi për tatimpaguesit, në kuptimin e konsumit, pasi ushqimi është shërbimi më i domosdoshëm”, deklaroi Binaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat e fundjavës, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e demonstratës

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për shkak të protestave që...
19:11 | 27/11/2026

I dënuari në burgun e Korçës kapet me doza kanabisi në qeli

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka goditur një tjetër rast të posedimit të lëndëve narkotike në qelitë e burgut. Sipas...
17:41 | 27/11/2026

Nga përdorimi i drogës, kokaina kryeson rastet e urgjencës në Evropë 

Mbidozat me kokainë janë urgjencat më të shpeshta në spitalet europiane gjatë vitit 2025. Raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën ka nxjerr në...
17:06 | 27/11/2026