Apeli i AMA-s për mbrojtjen e fëmijëve viktima në raportimin mediatik, kryetarja Krasniqi: Fëmija viktimë dhe familjarët e tij kanë nevojë për privatësi dhe qetësi Zvicra dhe Shqipëria sot nisën fazën e dytë të një bashkëpunimi për të forcuar sistemin e pronësisë intelektuale të Shqipërisë, për të mbështetur inovacionin dhe për të çuar përpara axhendën e integrimit evropian të vendit.
Ndër prioritetet e tij, projekti do të mbështesë zhvillimin e një kuadri të ardhshëm “Made in Albania” të frymëzuar nga përvoja zvicerane me etiketën “Swiss Made” të njohur ndërkombëtarisht, duke i ndihmuar produktet shqiptare si kërpudha e Pukës apo mjaltin e gështenjës së Tropojës, të forcojnë identitetin, standardet e cilësisë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet vendase dhe globale.
“Pronësia intelektuale siguron që njerëzit të cilët krijojnë vlerë të mund të përfitojnë nga vlera që krijojnë. Përvoja e vetë Zvicrës tregon se forca e ekonomisë është e lidhur ngushtë me inovacionin. Le të çojë kjo fazë e re bashkëpunimi në një sistem të drejtë të të drejtave të pronësisë që i bën të dyja: inkurajon kreativitetin dhe ofron mbrojtje”, tha Siri Walt-ambasadore e Zvicrës.
Në eventin lancues të programit 4 vjeçar “Swiss PartnershIP Albania” u vu theksi në forcimin e kuadrit ligjor dhe politik dhe promovimin e të drejtave të pronësisë intelektuale midis përdoruesve.
Programi do të kontribuojë gjithashtu në përpjekjet e Shqipërisë për t’u përshtatur më tej me standardet e Bashkimit Evropian në pronësinë intelektuale.
Raportet e fundit të progresit kanë njohur përparimet e Shqipërisë në të drejtën e autorit, dizajnin industrial dhe treguesit gjeografikë, reforma që janë mbështetur përmes bashkëpunimit zviceran.
Top Channel