Gjyqi për 0900-ën / GJKKO rrëzon padinë e Albana Vokshit kundër Taulant Ballës, numri i keqkuptuar që ndezi politikën dhe vuri në lëvizje drejtësinë

Kryesore

Publikuar: 27/11/2026

Gjyqi për 0900-ën / GJKKO rrëzon padinë e Albana Vokshit kundër Taulant Ballës, numri i keqkuptuar që ndezi politikën dhe vuri në lëvizje drejtësinë

Një proces gjyqësor i pazakontë ka përfunduar në favor të Taulant Ballës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Procesi njihej ndryshe edhe si ‘gjyqi për 0900-tën’, pasi deputetja e PD-së Albana Vokshi i kërkonte gjykatës të shpallte fajtor deputetin Taulant Balla për shpifje dhe fyerje, për një fjali ironizuese të Ballës me numrin 0900, për të cilën deputeti ka theksuar se është keqkuptuar nga demokratët dhe se nuk e kishte në kontekstin fyes, ndërsa i ka kërkuar edhe ndjesë koleges Vokshi. Sipas tij bëhej fjalë për një numër telefonik të BE-së.

GJKKO ka rrëzuar padinë e zonjës Vokshi ndaj Taulant Ballës për shpifje dhe fyerje gjatë seancën parlamentare të 5 marsit 2026. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë seancës së 5 marsit, tha se qeveria Rama do të pranojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE eshe pa të drejtë vetoje, qëndrim i cili ka tensionuar demokratët, të cilët kërkuan sqarime se pse nuk janë pyetur edhe ata. Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla iu drejtua deputetes Albana Vokshi, duke i thënë:“për ty Albana kam numrin 0900”.

“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.

Menjëherë deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, për t’u konfrontuar fizikisht me Ballën, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës. “Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë”, tha Gaz Bardhi.

Pas debatit me deputetët e opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballanë sqaroi se përmendja e numrit 0900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi. Balla tha se bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.

“Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë”, tha Balla.

Megjithatë, demokratët nuk u qetësuan. Deputeti i PD, Belind Këlliçi, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit në Kuvend mbrëmjen e sotme, duke akuzuar Taulant Ballën për gjuhë vulgare ndaj deputetes demokrate dhe zv.kryetares së EPP Women, Albana Vokshi. Këlliçi e cilësoi të papranueshme mënyrën e ofendimit ndaj Vokshit, ndërsa akuzoi Ballën për arrogancë dhe për lidhje me elementë kriminalë. Sipas tij, Balla nuk do të përballet me masa në Kuvend, por “do të marrë atë që meriton nga qytetarët dhe nga drejtësia”.

Një ditë më pas, Albana Vokshi reagoi gjatë zhvillimit të punës në Komisionin e Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me deklaratën e kreut të grupit të PS-së Taulant Balla. Vokshi tha se falenderote kolegët për mbështetjen, duke shtuar se nuk është ndjerë mirë që nuk ka marrë mbështetje nga gratë e mazhorancës në Kuvend. Tensionet politike për numrin e keqkuptuar përfunduan në GJKKO, e cila njihet për tërheqjen e vëmendjes për dosje të rënda korrupsioni dhe krimi të organizuar.