Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.

Mësohet se pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa patrullat po shoqërojnë tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.

Top Channel