Presidenti ne detyre I Serbise, Aleksandar Çupiç, ka përmendur kolosin e letrave shqiptare, Ismal Kadarenë, duke e cilësuar si një personalitet që I ka dhënë shumë Ballkanit, e jo vetëm. Gjatë fjalës së tij në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Çupiç vlerësoi kontributin e Ballkanit në kulturën, shkencën dhe artin botëror, teksa bëri thirrje për bashkëpunim dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit. “Ky rajon i ka dhënë botës Dellçevin, Njegoshin, Presherenin, Andriçin, Selimoviçin, Krlezhën dhe Kadarenë. Toka ballkanike i ka dhënë gjithashtu Teslën, Pupinin dhe Ruđer Boshkoviqin”, deklaroi ai.