Agüero thumbon Ronaldon për rekordin e 1000 golave: Edhe unë mund ta kisha arritur nëse do të luaja kaq gjatë

Agüero thumbon Ronaldon për rekordin e 1000 golave: Edhe unë mund ta kisha arritur nëse do të luaja kaq gjatë

19:30, 27/11/2026

Sergio “Kun” Agüero ka komentuar mundësinë që Cristiano Ronaldo të bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën e 1000 golave në karrierën profesioniste, duke bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen.

Ish-sulmuesi argjentinas vlerësoi jetëgjatësinë dhe nivelin e portugezit, duke pranuar se ajo që po arrin Ronaldo në këtë moshë është e jashtëzakonshme. Megjithatë, Agüero theksoi se rekordi i 1000 golave nuk përbën domosdoshmërisht arritjen më të madhe në futboll.

“ Ajo që po bën Cristiano Ronaldo në këtë moshë është e pabesueshme, por rekordi i 1000 golave nuk është arritja më e madhe për futbollin dhe as gjëja më e rëndësishme. Edhe unë mund ta kisha arritur nëse do të kisha luajtur për kaq shumë vite”, u shpreh Agüero.

Deklarata e ish-sulmuesit të Manchester City-t vjen në një kohë kur Ronaldo vijon të ndjekë objektivin historik të 1000 golave në karrierën e tij. Portugezi, pavarësisht moshës, vazhdon të luajë në nivele të larta dhe të shënojë, duke mbajtur gjallë ambicien për të vendosur një rekord të jashtëzakonshëm.

Nga ana tjetër, Agüero u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2021, në moshën 33-vjeçare, për shkak të problemeve me zemrën. Një karrierë më e gjatë mund t'i kishte dhënë mundësinë të shtonte ndjeshëm numrin e golave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco