Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije se pas konfliktit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
Patrullat ndërkohë kanë shoqëruar tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.












