Partizani shpërthen në derbi, katër gola ndaj Dinamos
Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Dinamon me rezultatin e thellë 4-1, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 32-të me Valentino Muratajn, ndërsa Dinamo e komplikuar edhe më shumë situatën pas daljes me karton të kuq të kapitenit Bruno Dita në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Aliu dyfishoi shifrat në minutën e 56-të me një supergol nga distanca. Fadairo realizoi golin e tretë nga pika e bardhë në minutën e 71-të, ndërsa Nani ngushtoi diferencën për Dinamon në të 83-ën.
Megjithatë, Partizani vulosi gjithçka vetëm një minutë më vonë, kur Skuka fitoi penallti dhe e shndërroi vetë në gol në minutën e 85-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Një ndeshje me shumë emocione dhe katër penallti, ku portieri Teqja priti dy 11-metërsha të Dinamos, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Me këtë fitore, Partizani largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e pestë me 17 pikë.




