Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga zhvillimi i Samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë.

Krahas pamjeve nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë samitit, kreu i qeverisë ka përcjellë edhe një mesazh, duke e shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa videoja e publikuar nga Rama sjell momente nga takimet dhe angazhimet e zhvilluara përgjatë dy ditëve në kryeqytet.