Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.

Pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur shoqërimin e tre personave në ambientet e komisariatit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për më shumë detaje.