E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Qeveria hap “thesin” e radhes, 36 mijë fatura të energjisë drejt faljes
Lajme

Qeveria hap “thesin” e radhes, 36 mijë fatura të energjisë drejt faljes

Rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike mund të hiqen nga detyrimet e qytetarëve, pasi qeveria ka nisur përgatitjet për një ligj të posaçëm që parashikon faljen e tyre.

Bëhet fjalë për fatura dhe gjoba të vendosura gjatë periudhës 2008–2013, për të cilat janë konstatuar parregullsi dhe vendosje të padrejta të detyrimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili shpjegoi se pas shqyrtimit të ankesave të qytetarëve, një grup pune i ngritur pranë ministrisë ka evidentuar rreth 36 mijë raste problematike.

“Do të marrim masa të menjëhershme ligjore që të iniciojmë një ligj të posaçëm për të falur këto detyrime”, deklaroi Karakaçi.

Problematika është ngritur edhe përmes platformës “Fol me Kryeministrin”, ku qytetarët kanë depozituar ankesat e tyre për çështje që lidhen me sektorin e energjisë dhe përgjegjësitë e ministrisë.

Sipas ministrit, në këtë platformë janë regjistruar gjithsej 68 raste që i përkasin fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga këto, 34 janë trajtuar, ndërsa 34 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Megjithatë, falja e faturave nuk është ende e zbatueshme. Për të hyrë në fuqi, nisma duhet fillimisht të hartohet dhe më pas të miratohet si ligj nga institucionet përkatëse.

Karakaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të paraqesin ankesat e tyre në platformën qeveritare, duke theksuar se denoncimet ndihmojnë në evidentimin e problematikave dhe marrjen e masave për zgjidhjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.