E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëndë narkotike në burgun e Korçës, kapet i dënuari me dy porcione cannabis sativa

Një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa është gjetur gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj një të dënuari në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë.

Kontrolli është kryer më 27 nëntor 2026 nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me IEVP Korçë, në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucionet penitenciare.

Gjatë kontrollit fizik të të dënuarit me inicialet A.Z., është konstatuar një sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në dy porcione.

Pas konstatimit, Agjencia e Mbikëqyrjes ka kryer veprimet e para procedurale, ndërsa materialet i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Reklamë

I dënuari A.Z. do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.