• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trenat nuk vijnë, por milionat shpenzohen/ Hekurudha Shqiptare hap tenderin 1.9 mln euro për pajisje

21:50 : 27/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shqipëria vijon të mbetet pa një transport funksional hekurudhor për pasagjerët, ndërsa projektet për rikthimin e trenave shoqërohen me vonesa të njëpasnjëshme, ndryshime kontratash dhe shpenzime të reja. Në një kohë kur linjat hekurudhore ende nuk janë përfunduar, Hekurudha Shqiptare ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë 1.9 milionë euro pa TVSH për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të mirëmbajtjes.

Mes pajisjeve të parashikuara janë eskavatorë për hekurudha, ganxha ngritëse, pajisje për shtrëngimin dhe lirimin e bulonave, krikë mekanikë dhe instrumente për matjen e temperaturës dhe konsumit të shinave.

Por pikëpyetja që ngrihet është se përse këto pajisje kërkohen që tani, kur projektet kryesore hekurudhore parashikohen të përfundojnë pas disa vitesh. Linja Tiranë-Durrës me degëzim drejt aeroportit të Rinasit, e cila u premtua se do të ishte gati në vitin 2023, ka pësuar disa ndryshime dhe shtyrje afatesh. Sipas planifikimit të investimeve publike, ndërtimi i tetë stacioneve dhe ndalesave parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027, ndërsa elektrifikimi i linjës pritet të përfundojë pas vitit 2029.

Ndërkohë, një tjetër projekt i rëndësishëm, linja Vorë-Hani i Hotit, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, pritet të nisë ndërtimin vitin e ardhshëm dhe të përfundojë në vitin 2030.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me mënyrën e prokurimit. Hekurudha Shqiptare ka zgjedhur një marrëveshje kuadër, e cila nuk e detyron institucionin të blejë të gjitha pajisjet menjëherë, por i jep mundësinë të përcaktojë gjatë periudhës së zbatimit sasinë dhe momentin e porosive, sipas nevojave që lindin.

Lexo edhe:

“Duhet të bashkohemi”, Berisha: Mazhoranca është kthyer në minorancë!

Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë

Megjithatë, ndërhyrja në linjat që janë ende në ndërtim nuk është përgjegjësi e Hekurudhës Shqiptare. Deri në marrjen në dorëzim të veprës, mirëmbajtja dhe përgjegjësia për defektet i takojnë kompanisë private që po kryen punimet, sipas përcaktimeve kontraktuale.

Përtej investimeve dhe projekteve të shtyra në kohë, problem mbetet edhe gjendja financiare e vetë Hekurudhës Shqiptare. Shoqëria publike vijon të regjistrojë humbje prej vitesh, ndërsa aktiviteti i saj mbështetet kryesisht te subvencionet e buxhetit të shtetit.

Sipas bilancit financiar për vitin 2025, Hekurudha Shqiptare ka regjistruar një humbje prej rreth 2.2 milionë eurosh. Të ardhurat nga transporti i pasagjerëve kanë qenë vetëm 4.5 mijë euro gjatë gjithë vitit, ndërsa nga transporti i mallrave janë arkëtuar rreth 290 mijë euro.

Këto të ardhura janë shumë larg kostove të shoqërisë, pasi vetëm pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve arrijnë në rreth 5.3 milionë euro në vit. Me fjalë të tjera, të ardhurat nga transporti i pasagjerëve dhe mallrave nuk mbulojnë as një pjesë të vogël të shpenzimeve për personelin.

Pavarësisht rezultateve financiare, edhe gjatë vitit 2025 janë shpërndarë rreth 350 mijë euro shpërblime për punonjësit.

Kështu, ndërsa Shqipëria pret rikthimin e trenave dhe projektet hekurudhore vazhdojnë të shtyhen, Hekurudha Shqiptare kërkon miliona euro për pajisje mirëmbajtjeje, ndërkohë që vetë shoqëria mbetet e varur nga paratë e taksapaguesve. Një institucion që ende nuk arrin të sigurojë transportin e pasagjerëve, por që vazhdon të prodhojë humbje dhe shpenzime për buxhetin e shtetit. /Piranjat news

Etiketa: bolanci financiarEdi RamaeuroHekurudha Shqiptarekosto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duhet të bashkohemi”, Berisha: Mazhoranca është kthyer në minorancë!

21:05 : 27/11/2026
AKTUALITET

Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë

19:59 : 27/11/2026
AKTUALITET

As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

19:45 : 27/11/2026
AKTUALITET

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e investitorëve strategjikë

19:35 : 27/11/2026
AKTUALITET

Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

19:12 : 27/11/2026
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhjen për dëmet në protesta: Shteti paguan, protestuesit nxjerrin kuletën

18:56 : 27/11/2026

TË GJITHA

Trenat nuk vijnë, por milionat shpenzohen/ Hekurudha Shqiptare hap tenderin 1.9 mln euro për pajisje

21:50 : 27/11/2026

Protestat e fundjavës, paralajmërimi i ambasadës amerikane: Qëndroni vigjilentë

21:37 : 27/11/2026

Miliona lekë në çantën e drejtoreshës/ Shefja e Financës zbulon skemën në Postën e Durrësit

21:21 : 27/11/2026

“Duhet të bashkohemi”, Berisha: Mazhoranca është kthyer në minorancë!

21:05 : 27/11/2026

Aksident në Orikum, tre persona të plagosur

20:52 : 27/11/2026

Sherr mes disa personave në Fier

20:42 : 27/11/2026

Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve, disa akse rrugore të pakalueshme

20:39 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com