Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

28 Nëntori/ Noka shpërndan video-mesazhin e të rinjve vlonjatë: Nga Sheshi i Flamurit, një thirrje vëllazërore…

21:51, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmes një video-mesazhi të të rinjve nga Vlora, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën kombëtare të 28 Nëntorit.

Në video-mesazhin e shpërndarë, Noka shkruan se nga Sheshi i Flamurit, një grup të rinjsh vlonjatë i drejtojnë një thirrje vëllazërore çdo shqiptari, me flamurin shqiptar në dorë dhe Shqipërinë në zemër, të bëhen pjesë e protestës së të shtunës.

‘Nga Sheshi i Flamurit, një grup të rinjsh vlonjatë i drejtojnë një thirrje vëllazërore për çdo shqiptari, me flamurin 🇦🇱 në dorë dhe Shqipërinë në zemër’, thuhet në video-mesazhin e shpërndarë nga Flamur Noka.

Të shtunën e 28 Nëntorit, që korrespondon me ditën e Flamurit është thirrur protestë kombëtare nga të rinjtë shqiptarë, që protestojnë prej 181 ditësh përpara Kryeministrisë, nga ku kërkojnë largimin e qeverisë dhe kreut të saj, Edi Rama si një kusht i panegociueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco