Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar.
Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka arritur të dalë në kohë nga mjeti sapo ka konstatuar praninë e flakëve, duke shmangur rrezikun për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
