U bllokua nga rënia e gurëve, Bashkia Himarë: Normalizohet qarkullimi në Qafën e Vishës, kujdes drejtuesit e mjeteve

27 Nëntor 2026 | 22:30

Bashkia Himarë ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në segmentin rrugor të Qafës së Vishës, i cili u bllokua përkohësisht për shkak të rënies së gurëve si pasojë e reshjeve të shiut.

Pas ndërhyrjes së mjeteve dhe punonjësve të bashkisë, rruga është pastruar dhe automjetet qarkullojnë normalisht. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar pasi po punohet edhe për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të reshjeve të shiut dhe rënies së gurëve nga shpati i kodrës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor të Qafës së Vishës.

Falë ndërhyrjes së mjeteve dhe punonjësve të Bashkisë, rruga është pastruar dhe qarkullimi është normalizuar.

Megjithatë, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, pasi si pasojë e reshjeve dhe erozionit mund të ketë sërish rënie gurësh në këtë segment.

Probleme me qarkullimin raportohen edhe në segmente të tjera rrugore në zonat rurale, ku po punohet për evidentimin dhe zgjidhjen e tyre.

Ekipet tona janë në terren dhe në gatishmëri të vazhdueshme për të ndërhyrë në çdo rast.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të ulin shpejtësinë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Bashkiake gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Bashkia Himarë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fier, përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar (VIDEO)

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar. Mësohet se në automjet ndodhej vetëm...
22:24 | 27/11/2026

“Protestë studentore apo vazhdim i ‘flamingove?”, Basha: Është mashtrim, studentët duhet të dalin pa maska!

Eksperti i sigurisë Faik Basha ka komentuar termin “Nëntori i tretë”, të përdorur në lidhje me protestat e paralajmëruara, duke e lidhur atë me përpjekjet...
22:16 | 27/11/2026

Drejtori i Tatimeve Binaj komenton deklaratat e Spiropalit: Ligji është një për të gjithë, bashkëshorti kërcënoi inspektorët

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur në Euronews lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, nga ku ka pretenduar...
20:51 | 27/11/2026