Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, ndryshimet hyjnë në fuqi në janar 2027 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, ndryshimet hyjnë në fuqi në janar 2027

    Insajderi
    27 November 2026 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar për përmbylljen e procedurave për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

    Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024, tha ambasada.

    “Ndryshimet e dakorduara 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐡𝐲𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐟𝐮𝐪𝐢 𝐦ë 𝟏 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟕, duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali.Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

    Kosova dhe Italia e kishin dakorduar këtë marrëveshje më 2025 ku nga atëherë qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark