Presidentja Shiroka Pula takohet me presidenten sllovene, merr mbështetje për integrimin evropian të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Shiroka Pula takohet me presidenten sllovene, merr mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

    Insajderi
    27 November 2026 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një bisedë me homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar, gjatë së cilës kjo e fundit rikonfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës.

    Përmes një njoftimi në platformën X, presidentja Pirc Musar bëri të ditur se në fokus të diskutimit me presidenten Shiroka Pula ishin reformat, bashkëpunimi ekonomik dhe stabiliteti.

    Ajo vuri theksin se dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve mbeten kyçe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në rajon.

    Takimi i presidenteve është bërë në kuadër të takimeve të Brdo-Brionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark