Gjatë intervistës në emisionin “Live me Luizin”, Bes Kallaku foli për marrëdhënien e re dhe për ndryshimin që kjo fazë ka sjellë në jetën e tij.
“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur se tani. Sipas Biblës, lumturia më e madhe vjen kur njeriu di të kënaqet me atë që ka. Unë e vlerësoj çdo gjë që kam dhe ndihem mirënjohës. Dashuria sjell qetësi në zemër, paqe në shpirt dhe një gjumë të ëmbël”, tha Kallaku.
Të lidhura
None found
Pas këtyre fjalëve, Luizi Ejlli reagoi duke thënë se lidhja e re e ka bërë mikun e tij dukshëm më të lumtur.
“Më gëzon shumë fakti që ajo ka mundur të të bëjë kaq të lumtur. Fytyra të ndryshon krejt kur flet për të. Meqë ke zgjedhur ta mbash private, vazhdo ta ruash, ndaj po flas unë në vendin tënd”, u shpreh Ejlli.







