Kroacia rikthehet në Kampionatin Botëror pas 13 vjetësh
Basketbollistët e Kroacisë kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror i cili vitin e ardhshëm zhvillohet në Katar.
Në xhiron e 9 të kualifikimeve Kroacia shënoi fitore si mysafire e Polonisë me rezultat 80-69 dhe pas plot 13 viteve u plasua në Mundobasket.
Njëkohësisht, ky do të jetë kompeticioni i saj i parë madhor pas Eurobasketit të vitit 2022.
3 xhiro para përfundimit të kualifikimeve, Kroacia i prin grupit K me 17 pikë sa ka edhe Gjermania e vendit të dytë.
Më efikasi në fitoren e kroatëve ishte Danko Brankovic me 17 pikë e 8 kërcime.















