Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në segmentin rrugor Levan-Mbrostar. Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, sapo ka konstatuar praninë e flakëve, ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur rrezikun për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.