Rrëshqitja e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin e Qafës së Vishës, në Himarë.
Pas incidentit, në terren kanë ndërhyrë kontraktori dhe shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), duke nisur punën për pastrimin e aksit rrugor dhe rikthimin e qarkullimit.
Aktualisht, rruga është e kalueshme vetëm në njërën korsi, ndërsa ndërhyrja për pastrimin e korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.
Drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar deri në përfundimin e plotë të punimeve.
© SYRI.net
Bëri eventin dhe nuk i dhanë ‘kokërr leku’, Tan Brama siguron dosjen, zbulon kush ia ka falsifikuar firmat
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar, ndërhyjnë zjarrfikësit
Çfarë ndodhi në Apel? Pse gjyqtarja Miranda Andoni, liroi nga qelia Pirolin e Laçit, vrasësin me pagesë në disa qytete