“Zoti ta ktheftë aty ku të dhemb më shumë”, klienti largohet pa paguar, faturën e paguan punonjësja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2026, 23:04

Punonjësja e një picerie në Yzberisht të Tiranës ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania rastin e një klienti që është larguar pa paguar, duke e detyruar atë të paguajë faturën prej 10 mijë lekësh nga xhepi i saj.

Sipas denoncueses, një i ri ka mbërriti në piceri, porositi ushqim dhe, pasi ka pyetur nëse shërbimi ishte vetëshërbim, i është përgjigjur se do të priste një mik. Por pas disa minutash, punonjësja ka konstatuar se klienti ishte larguar pa paguar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, i riu shihet duke konsumuar ushqimin dhe më pas duke u larguar nga piceria pa shlyer faturën. Për të mos mbetur detyrimi i papaguar, punonjësja thotë se është detyruar ta mbulojë vetë shumën prej 10 mijë lekësh.

E revoltuar nga kjo situatë, ajo i drejtohet klientit përmes JOQ Albania me një mesazh: “Zoti ta ktheftë aty ku të dhemb më shumë”, duke theksuar se është një punonjëse e thjeshtë dhe se nuk e meriton të paguajë nga xhepi i saj për një veprim të tillë.

Një faturë që për klientin mund të jetë lënë pas dore, por që për një punonjëse të thjeshtë është një dëm i marrë drejtpërdrejt nga paga e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit