Gjatë emisionit “Live me Luizin”, këngëtari Luiz Ejlli e ngacmoi me humor Artjola Toskën për faktin se ajo ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve, por nuk ka zhvilluar një ceremoni të tillë për veten.
Luizi e pyeti nëse këngëtarja kishte menduar ndonjëherë të organizonte dasmën e saj. Artjola iu përgjigj shkurt se nuk kishte pasur data të lira.
Të lidhura
None found
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi.
“Nuk kisha data”, u përgjigj Artjola.
Më pas, biseda vijoi me pyetjen nëse çifti mund të organizojë një dasmë në të ardhmen.
Biseda mes tyre:
Luiz Ejlli: Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?
Artjola Toska: Nuk kisha data.
Luiz Ejlli: S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?
Artjola Toska: Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.




