Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku autoritetet sekuestruan rreth 136 kilogramë marihuanë dhe ndaluan tre persona.
Në një postim në Facebook, Pozhari është shprehur se prioriteti i sigurisë gjatë mandatit të kaluar ishte situata në veri të Kosovës, ndërsa në mandatin e ri fokusi pritet të zhvendoset te lufta kundër krimit të organizuar.
Të lidhura
None found
Ai ka pretenduar gjithashtu se në lidhje me këtë rast pritet të arrestohet edhe një person i katërt, i dyshuar sipas tij se është pjesëtar i Policisë.
“Qysh edhe ju kam thanë, nëse në mandatin e kaluar ishte kryetemë e sigurisë veriu, në këtë mandat s’do t’ia lënë vendin krimit të organizuar”, ka shkruar Pozhari.
Reagimi i analistit erdhi pas aksionit në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike. Rasti pritet të ndiqet më tej nga organet kompetente.








