E premte, 27 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Sociale

Policia e Shtetit surprizon fëmijët me flamuj kuq e zi! Gjirokastra, ndalesa e parë e nismës festive

Një surprizë e veçantë ka ardhur për fëmijët në qytetin e Gjirokastrës nga Policia e Shtetit. Në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, uniformat blu kanë zgjedhur të përcjellin atmosferën festive në një mënyrë ndryshe, duke surprizuar të vegjlit me flamuj kuq e zi, simbolin e identitetit dhe krenarisë kombëtare.

Me buzëqeshje, entuziazëm dhe emocione, fëmijët kanë pritur këtë dhuratë simbolike, e cila synon të përcjellë tek brezi i ri dashurinë për atdheun dhe simbolet kombëtare.

Gjirokastra është ndalesa e parë e kësaj nisme të Policisë së Shtetit, e cila vjen si një mesazh pozitiv në prag të festave të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Një gjest i vogël, por me një simbolikë të madhe, që sjell ngjyrat kuq e zi dhe atmosferën e festës në duart e më të vegjëlve. 🇦🇱

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *