Llapi e ka gjetur formën në xhirot e fundit dhe ka regjistruar fitoren e tretë rresht.
Pas pikëve të plota të fituara ndaj Dukagjinit dhe Vushtrrisë, Llapi ka fituar të premten edhe ndaj Malishevës, kandidates për titull kampioni.
Llapi ndeshjen e xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar, e fitoi me rezultatin 3:2 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ishte në disavantazh prej minutës së 23-të kur Xhemal Ibishi shënoi për 1:0.
Por pas dy minutash, Llapi barazoi shifrat në 1:1. Aksionin e shpejtë në gol e shndërroi Fiton Ademi, me gjuajtje të saktë nga zona.
Edhe
Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, fitojnë Llapi e Malisheva
Ekipi i trajnerit Kastriot Rexha shënoi edhe një herë tjetër në pjesën e parë. Për 2:1 realizoi Kreshnik Uka.
Rikthimi i madh i Llapit nisi nga minuta e 61-të. Ademi shënoi sërish për 2:2, me ndihmën e transversales.
Gjërat u vështirësuan për skuadrën e Malishevës kur nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, u largua mbrojtësi Arlind Veliu.
Epërsinë numerike e shfrytëzoi skuadra e Tahir Batatinës, që e shënoi golin e fitores në minutën e 82-të.
Pjero Shkariq realizoi nga afërsia për 3:2.
Llapi pas 15 ndeshjeve tani ka 14 pikë në vendin e tetë. Malisheva mbetet me 30 pikë në pozitën e dytë.
Edhe
Malisheva kthehet te fitoret, thellon krizën e Llapit
Malisheva po e mposht Llapin në “Liman Gegaj”
Malisheva është duke fituar ndaj Llapit në stadiumin “Liman Gegaj” pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Pjesa e parë është mbyllur 2:1.
Xhemal Ibishi në minutën e 23-të shënoi me kokë nga afërsia për 1:0.
Vetëm dy minuta zgjati gëzimi i vendësve, pasi pas një aksioni të shpejtë të mysafirëve, me gjuajtje të saktë nga zona për 1:1 shënoi Fiton Ademi.
Edhe
Llapi fiton pikët e para
Malisheva shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 40-të.
Pas një skeme të përgatitur nga goditja e këndit, Kreshnik Uka i papenguar nga mbrojtja kundërshtare, shënoi për 2:1 nga afërsia.