28 Nëntori, dita që përkujton Pavarësinë dhe bashkon shqiptarët kudo në botë

Shqiptarët përkujtojnë sot Ditën e Pavarësisë, e cila u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në këtë 114-vjetor, kjo festë shënohet në çdo vend ku jetojnë shqiptarë, të bashkuar rreth flamurit kombëtar.

Në mbledhjen ku u shpall Pavarësia morën pjesë 83 delegatë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Të lidhura

None found

28 Nëntori është një datë me rëndësi të veçantë për historinë shqiptare, pasi lidhet me dy ngjarje madhore të ndodhura në vite të ndryshme.

Më 28 nëntor 1443, Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e qytetit. Ky moment shënoi fillimin e një etape të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane.

Gjergj Kastrioti, i cili e quajti veten Zoti i Arbërisë, u largua nga fusha e betejës së Nishit dhe u nis drejt Krujës në krye të 300 kalorësve.

469 vite më pas, më 28 nëntor 1912, në atë që njihet edhe si “nëntori i dytë”, Ismail Qemaili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin në Vlorë. E njëjta datë është vendosur si ditë feste edhe në Republikën e Kosovës.

Gjatë shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali deklaroi: “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Udhëtimi i Ismail Qemalit drejt Shqipërisë kishte nisur më 19 nëntor, kur ai u nis nga Triestja drejt brigjeve shqiptare me synimin për të shpallur Pavarësinë.

Më 21 nëntor, ai mbërriti në Durrës me vaporin e Llojdit austriak “Baron Bruck” dhe u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit. Vetëm një javë më vonë, Dom Nikollë Kacorri do të merrte detyrën e zëvendëskryeministrit të parë të qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit ndërmjet Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, fillimisht ishte menduar që flamuri të ngrihej më 22 nëntor në Durrës, për të penguar avancimin e mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin shqiptar.

Gjendja e tensionuar në Durrës bëri që Ismail Qemali t’u dërgonte delegatëve nga të gjitha trevat një njoftim telegrafik, duke u kërkuar të niseshin drejt Vlorës, qytetit të tij të lindjes.

Ndërkohë, ndërsa forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, grupet patriotike në Elbasan më 25 nëntor, në Tiranë dhe Durrës më 26 nëntor, si dhe në Kavajë, Peqin e Lushnjë më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar pa pritur zhvillimin e Kuvendit të Vlorës.

Një tjetër ngjarje e lidhur me 28 Nëntorin është nisja e transmetimeve të para të Radio Tiranës, e cila filloi të transmetojë më 28 nëntor 1938. Po në këtë datë, por në vitin 1955, lindi komandanti legjendar Adem Jashari.


Shtuar më 28.11.2026 07:52

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş