Skip to content
28 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori…

ShkodraWeb 28 November, 2026
pavaresia me ngjyra 2026

Zbardhi edhe një tjetër 28 Nëntor për shqiptarët! Padyshim, një nga ditët më të rëndësishme në historinë e ekzistencës së tyre, mbase edhe më e rëndësishmja, varet nga këndvështrimi, sidomos në këtë 2026! Shqiptarët përkujtojnë momentin simbolik dhe solemn të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, plot 114 vite më parë.

Edhe pas kësaj date, Shqipëria nuk ishte gjithmonë e pavarur, e bashkuar në një trung. 1913-a la jashtë saj, thuajse gjysmën e trojeve e të popullsisë. për tu krenuar sot se Shqipëria, mbase është i vetmi shtet në botë, i rrethuar në kufinj me shqiptarë. Nga 1912, shumë peripeci e ndoqën këtë vend. Nga më të ndryshmet, duke nisur nga komiket deri tek tragjiket.

Historia jo gjithmonë ishte bujare me ne, edhe tek pushtimet. Përveç të huajve, u pushtuam edhe nga vetvetja. Një pjesë e shqiptarëve, pushtuan pjesën tjetër. Por edhe kjo ha diskutim sot në 2026- ën. Vazhdojmë të kemi ithtarë të “periudhës së artë” të pushtimit të jashtëm nga Perandoria Osmane, siç edhe të pushtimit të brendshëm nga Perandoria Komuniste, me frymëzim ideologjik e politik nga Rusia e pas 1917.

Sot, kryetemë është antarësimi në Bashkimin Europian, të cilët, nëse do ia dalim të jemi pjesë integrale, do ti dorëzojmë jo pak sovranitet. Konsiderohet edhe ëndërr shekullore, edhe pse do të duhej të ishim të paktën ndër vendet më të zhvilluara të Europës e më gjërë, për atë që na ka krijuar dhe falur Zoti. Megjithatë, duhet pranuar se në këtë 2026, si në periudhën e Gjergj Kastriotit, “bashkimi bën fuqinë”.

Thuprat, ishin testi i këtij bashkimi atëherë e sot. Në dorën e një fëmije, thyheshin lehtësisht një nga një. Së bashku, as nuk përkuleshin në dorën e më të fortit të ushtrisë së Skeenderbegut, siç na kumton historia. E pikërisht, mbase kjo është e meta më e madhe e trashëguar ndër shekuj, edhe pas 1912- ës. Asnjëherë, në historinë e dokumentuar e të trashëguar të këtij kombi, nuk kemi ecur të gjithë bashkë në një drejtim. Edhe ky 28 Nëntor, na gjen në të njëjtat pozita.

Asnjëherë nuk e kuptuam se ka interesa, që jo vetëm i tejkalojnë por i kthejnë në të padukshme ato individuale. E nuk është fjala për protesta. Të paktën nga 1990-a, ato janë një fenomen i njohur në këtë vend. Me gjasë, po shlyjmë borxhin e mungesës së tyre përgjatë 45 viteve të Perandorisë Komuniste.

Ndoshta pyetja që duhet bërë, përtej interesave individuale apo edhe të grupimeve të ndryshme, edhe politike, është: Sa jemi rritur nga 1912-a? Nuk janë pak por 114 vite! Për një individ, në të shumtën e rasteve, janë të paarritshme fizikisht. Për një komb, për një shtet, janë shumë por edhe jo aq shumë. Maten apo duhet të maten me kilometrat e përshkuar, atë që kemi lënë pas përgjatë tyre dhe cili do të jetë destinacioni në 150 apo 200- vjetorin e 28 Nëntorit! Sepse vetëm kështu janë ndërtuar kombet, të cilat i shohim në këtë 114- vjetor me zili, edhe pse kanë lindur në gjenezë, shumë e shumë shekuj pas nesh.

Këto rreshta nuk janë për të dhënë mend. Është thjesht dhe vetëm një reflektim mëngjesi, duke kujtuar 28 Nëntor 1912! Sigurisht, jo të gjithë i bashkëndajnë por është e rëndësishme të flasim, ti shkrujmë. Edhe kjo, heshtja e përditshme, qoftë edhe në data të rëndësishme si 28 Nëntori, na kanë sjellë në këtë dilemë: Sot duhet të festojmë apo duhet të protestojmë?! Zgjedhja është individuale, përgjegjësia është individuale. Pasoja, me gjasë janë kolektive. Sot po proklamohet si “Nëntori i Tretë” apo i katërt. Pas pak orëve kalendari kalon në datën 29. Mbase do të kishte më shumë sens që kjo datë të zgjidhej për protestë. Në çdo etapë të historisë tonë, 28 Nëntori, nga epoka e Kastriotit, ka bashkuar. 29 Nëntori, edhe sot në 2026- ën, përçan. Të paktën si datë e Çlirimit të Shqipërisë në L2B.

Nëse një fletë fletoreje do ta konsideronim si Deklaratën e Pavarësisë, e kemi jo në origjinal por të trashëguar nga një foto e Marubit, shenjë e asaj çfarë këto rreshta guxojnë të sjellin në vemendje… Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, në festë apo protestë! Gëzuar edhe 29 Nëntorin, atyre që e festojnë! /Editorial nga ShkodraWeb/ 

P.S. Foto ilustruese, përpunuar me Inteligjencë Artificiale (AI) është marrë nga origjinali, shkrepur në 1- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, duke hequr edhe shtyllën që e ndante përgjysëm.

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

TË FUNDIT

moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026

TË FUNDIT

  • EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori… 28 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër 27 November, 2026
  • EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj… 27 November, 2026
  • VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013… 27 November, 2026
  • Kandidojnë një rektore dhe një ish- rektor i UNISHK, KIZ merr kohë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve?! 27 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Adem Bekteshi kandidon për rektor të UNISHK, deri tani, përballë Blerta Dragushës 27 November, 2026
  • Gjykata Administrative “rrëzon” Kuvendin, shfuqizohet përjashtimi i Bardhit e Balliut për 60 ditë… 27 November, 2026
  • Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen… 27 November, 2026
  • RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth 27 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pavaresia me ngjyra 2026

EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori…

ShkodraWeb 28 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.