Shiroka Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urim e saj, ajo ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke vlerësuar sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut.
Shiroka Pula ka theksuar se flamuri kuqezi vazhdon të jetë simbol i bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht kufijve shtetërorë.
“Flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj.
Shiroka Pula ka bërë thirrje për ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm.
“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka përfunduar urimin presidentja.















