E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Festa e pavarësisë, SHBA uron Shqipërinë, Marc Rubio: Partneriteti ynë strategjik i bën qytetarët më të sigurt

Shqipëria feston këtë 28 nëntor 114-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, një urim ka ardhur nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në një deklaratë zyrtare, Rubio theksin e vë te bashkëpunimi i mëtejshëm Shqipëri-SHBA, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to.

Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike”, shprehet  ndër të tjera Rubio.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.